Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Investim për të ardhmen, “Galaktikët” transferojnë për herë të parë një lojtar nga Puerto Riko

schedule10:36 - 22 Janar, 2024

schedule 10:36 - 22 Janar, 2024

Të qëndrosh për shumë kohë, në majat e futbollit duhet të kesh një strategji të mirëmenduar, të paktën për sa i përket merkatos së transferimeve dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për skuadrën e parë, por edhe për talentet e reja, të cilët në rast “shpërthimi”, mund të jenë eksponentë në organikanën e skuadrës, në një të ardhme.

Një strategji të tillë e ndjekin prej kohësh edhe “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët këto vitet e fundit kanë afruar emra të mëdhenj, si Vinicius Junior, Rodrygo, Edoardo Camavinga, Jude Bellingham, Aurelien Tchouamen apo Arda Guler, pas llogaritur këtu super talentin brazilian, Endrick, i cili do t’i bashkohet klubit, në verën e këtij viti.

Afrimi më i ri, në radhët e “Los Blancos” është raportuar mëngjesin e kësaj të hëne, me “Mbretërit” e Madridit, që kanë transferuar anësorin e talentuar, nga Puerto Riko, Jeremy De Leon, nga klubi i kategorisë së tretë spanjolle, Castellon dhe do të jetë i pari lojtari, me këtë kombësi, te 14 herë fituesit e UEFA Champions League.



De Leon aktivizohet në fazën ofensive dhe fillimisht do t’i bashkohet të rinjve të Real Madrid e nëse ia del që të shkëlqejë, atëherë trajneri Carlo Ancelotti mund t’i dhurojë një shans edhe në ekipin e parë, megjithatë duket se ky shans nuk do të vonojë shumë për të ardhur, pasi 19-vjeçari, konsiderohet një lojtar që i “djeg” mbrojtësit falë shpejtësisë ndërsa ai vetë refuzoi dy oferta nga klube të La Liga vetëm për t’iu bashkuar “Galaktikëve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!