Investigimi i BBC: Vrasja e dy fëmijëve palestinezë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor përbën krim lufte

schedule14:47 - 2 Maj, 2024

schedule 14:47 - 2 Maj, 2024

BBC ka sjellë një investigim mbi vrasjen e dy fëmijëve në Bregun e Pushtuar Perëndimor nga forcat izraelite. Në 29 nëntor të vitit të shkuar dy djem palestinez Basili 15 vjeç dhe Adami 8 vjeç u vranë si pasojë e sulmeve izraelite.

BBC ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes ku nëpërmjet pamjeve nga celularët dhe kamerat e sigurisë në zone tregohet se IDF kryen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Ben Saul, raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut pasi pa pamjet e mbledhuara nga BBC, duke deklaruar se vrasja e dy fëmijëve konsiderohet krim lufte.

Ushtria izraelite ka deklaruar se po heton këtë incident dhe sipas deklaratës së tyre ata sulmuan pasi dyshuan se një nga të miturit po mbante eksploziv në duar për të sulmuar forcat e mbrojtjes izraelite.

Skena e rindërtuar nga BBC tregon se forcat Izraelite qëlluan 11 herë me armë zjarri ndërsa Adam, djali 8 vjecar, i cili mbeti i vrarë ishte vetëm 12 metra larg ushtarëve duke tentuar të largohej.

Sipas BBC dy plumba të ushtrisë izraelite goditën Basilin djalin 15 vjeçar në gjoks. Dhuna në Bregun e Pushtuar Perëndimor prej më shumë se 50 vitesh është pershkallezuar që prej nisjes së konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor te vitit të kaluar.

BBC e cila kontaktoi me Ministrinë Palestineze të Shëndetësisë të Kontrolluar nga Hamas tha se 124 fëmijë janë vrarë në Bregun Perëndimor në vitin 2023, 85 prej tyre u vranë pas 7 tetorit.

Ndërsa këtë viti numri i të vrarëve ka shkuar në 36.

Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë bërë thirrje vazhdimisht për ulje te tensioneve dhe incidenteve ndaj civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhë kanë vendosur sanksione ndaj grupeve që kanë shkaktuar trazira të dhunshme atje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!