Intervista e Putin për gazetarin amerikan/ Kulla: Do ketë ndikim të fortë në zgjedhjet e SHBA, BE dhe Rusisë

schedule22:25 - 9 Shkurt, 2024

schedule 22:25 - 9 Shkurt, 2024

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla theksoi se intervista që dha lideri rus Vladimir Putin për gazetarin Tucker Carlson, e para për një media perëndimore dy vite pas nisjes së luftës në Ukrainë, do të ketë një ndikim shumë të fortë në SHBA, BE dhe vetë Rusi, vende në të cilat pritet të mbahen edhe zgjedhje këtë vit.

“E kam thënë që ky është një vit i çuditshëm, sepse ka zgjedhje edhe në Rusi, në Evropë dhe Amerikë. Putini në mars ka rizgjedhjen e vet dhe është një intervistë në kuadrin e asaj fushate elektorale në Rusi. Do të ketë një ndikim të madh sepse flet për aspektet e krizës në të cilën lufta e Ukrainës përfshiu BE.

Rrugët evropiane kanë qenë mbushur me traktora. Janë edhe zgjedhjet e nëntorit në Amerikë. Ndikimi i Carlson dhe Elon Musk është tek republikanët. Sa më shumë të afrohet fushata, këta tema do të kenë indikatorë shumë të fortë. Çështja është që të gjithë po mundohen të gjejnë se kujt do t’ja faturojnë dështimin në Ukrainë.

Sepse jo vetëm në SHBA por edhe në BE ekziston çështja se do të vazhdojmë të humbim para duke financuar luftën. Putin, i cili është arkitekti i BRICS , të cilit i ka funksinuar strategjia me Afrikën dhe që ka krijuar një aleancë të fortë ekonomike në Azi me Kinën, Iranin, Pakistanin dhe Indinë.

Po luajnë një lojë më të madhe globale dhe në atë intervistë janë munduar ta paraqesin Putin si liderin e kësaj loje globale. Për situatën sot ka një stres të madh sepse Perëndimi është munduar të paraqesë një Putin që po vdes dhe kjo intervistë tregon të kundërtën. Do të ketë ndikim të fortë në proceset zgjedhore që përmenda.”, u shpreh Kulla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!