Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi për mos anëtarësimin e vendit në Interpol, duke thënë se në këtë çështje nuk ka asnjë fitues. Ndërkohë analistë të ndryshëm në Kosovë kërkojnë ndërprerjen e dialogut me Serbinë, si dhe një rritje të taksës ndaj mallrave serbe.
Në një deklaratë për shtyp nga Dubai, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se nuk ka asnjë fitues, duke pranuar dështimin e vendit për t’u anëtarësuar në Interpol. Ai shtoi se aktualisht vendi është në një situatë që kërkon reflektim, në një rrethanë të një presioni nga ana e Serbisë për shtetet anëtare të Interpolit.
Sipas tij dështimi i së hënës tregon se duhet një përkushtimi më të madh politik e institucional. Thaçi theksoi se i vetmi fitimtar është vetëm krimi i organizuar. Kosova mori vetëm 68 vota pro, 51 vota kundër dhe 16 abstenime. Ndërkohë që gazetarë dhe analistë në Kosovë kërkojnë që Republika e Kosovës të ndërpresë bisedimet me Serbinë, pasi vendi dështoi të bëhet anëtare në Interpol. Përveç kësaj kërkohet dhe një rritje e mëtejshme e taksës ndaj mallrave serbe./abcnews.al