Interpol nuk e ndryshon vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për Dodik

schedule18:05 - 30 Prill, 2025

schedule 18:05 - 30 Prill, 2025

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e saj për ta rishikuar vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për dy zytarë të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

Në mars, INTERPOL-i hodhi poshtë kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, dhe Nenad Stevandiçit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.

Të mërkurën, Gjykata e Bosnjës tha se organizata ndërkombëtare e policisë kriminale nuk ka pranuar ta ndryshojë këtë vendim.

“Për shkak të natyrës së komunikimit me NCB INTERPOL, përkatësisht konfidencialitetit të informacionit, Gjykata nuk është në gjendje të japë hollësi të mëtejshme”, tha gjykata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!