INTERPOL kap “mat” hajdutët e artit, në operacion merr pjesë dhe Shqipëria, arrestohen 52 persona

schedule10:54 - 10 Mars, 2022

schedule 10:54 - 10 Mars, 2022

Një operacion i gjerë global është zhvilluar  në 28 shtete të botës mes tyre dhe Shqipëria dhe Kosova ku në fokus kanë qenë  personat që realizonin vjedhjet dhe grabitjet e sendeve të çmuara.

INTERPOL në një njoftim për mediat bën me dije se nga operacioni janë kryer 52 arrestime dhe janë sekuestruar  9,408 objekte kulti dhe arti të vjedhura në vende të ndryshme

Sipas burimeve, INTERPOL i ka mbajtur të dhënat të pabëra publike për shkak se janë mbi 100 hetime që vijojnë, ndërkohë në operacionin e përbashkët ka marrë pjesë Shqipëria, por edhe Kosova, si palë e tretë.

Në këtë operacion morën pjesë 28 vende të Interpol, përfshirë edhe Shqipërinë. Këto artikuj të çmuar përfshijnë objekte arkeologjike, mobilie, monedha, piktura, instrumente muzikore dhe statuja.

Operacioni i koduar “Pandora VI” u zhvillua nga 1 qershori deri më 30 shtator 2021, ku në 28 vendet që morën pjesë u kryen kontrolle në aeroporte dhe në pikat e kalimit kufitar, si dhe në shtëpi ankande, muze dhe shtëpi private. Vëmendje e veçantë iu kushtua monitorimit të tregjeve online.

Për këtë qëllim, një javë patrullimi kibernetik u organizua nga Forca Kombëtare e Policisë së Holandës për të identifikuar shitjet e dyshimta në internet. Sipas Interpol, mbi 170 hetime janë ende në vazhdim, si rezultat i të cilave priten më shumë sekuestrime dhe arrestime, ndërsa hetuesit në mbarë globin vazhdojnë ndjekjen e tyre për ata që prishin dhe shkatërrojnë trashëgiminë kulturore.

Pandora VI është një aksion që është udhëhequr nga Spanja ku u koordinua në nivel ndërkombëtar nga Europol, INTERPOL dhe Organizata Botërore e Doganave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!