Interpelanca në Kuvend, Balla: Vazhdon vetëpastrimi i Policisë së Shtetit, 65 efektivë të arrestuar

schedule11:20 - 2 Maj, 2024

schedule 11:20 - 2 Maj, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, foli për procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Ai u shpreh se vazhdon procesi i vetëpastrimit, ndërsa shtoi se janë arrestuar 65 punonjës policie.

Sakaq ai theksoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me SPAK.

Policia e Shtetit është garantuesi themelor i sigurisë dhe është e turpshme kjo që bëni ju, që fyeni policinë e Shtetit. Kushdo që sulmon policin me uniformë ka sulmuar shtetin. Synimi im është që ta bëj Policinë e Shtetit institucionin më të besueshëm në vend.

Kemi bere 349 referime për punonjës të policisë së shtetit që kanë bërë pis uniformën dhe kanë shkelur betimin. 349 janë punonjësit e referuar, ndërkohë 65 janë arrestuar.

Bashkëpunimi me SPAK është jetik për të çuar para procesin e vetëpastrimit të policisë. Do kërkoja dhe nga ju që sapo të sjellim në Kuvend ligjin për Policinë  e Shtetit, ju si opozitë të jepni kontributin dhe propozimet tuaja”, tha Balla. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!