Interit do “i djegë”, Marchisio: Milani dhe Juventusi më të mëdhatë në Itali

schedule13:54 - 7 Qershor, 2020

schedule 13:54 - 7 Qershor, 2020

Claudio Marchisio e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe për këtë ka organizuar një konferencë për shtyp ku ka folur gjerë e gjatë. Momentalisht po pushon dhe shpesh herë është prezent në media me intervista të ndryshme.

Të fundit e ka dhënë për Sky Sport dhe ka shprehur dashurinë e tij për Juventusin, klub të cilin e respekton shumë. “Në Itali kam dashur gjithmonë të vesh fanellën e Juventusit, përjashto Empolin që është klubi ku jam rritur”, thotë fillimisht Marchisio.

Më tej ai shton se pasi u bë pjesë e bardhezinjve, ka menduar vetëm për ta. “Nuk kam pranuar asnjë propozim apo ofertë nga skuadra të tjera italiane”, shton ish-mesfushori, i cili më pas “ngacmon” Interin.

“Admirimi im në Itali është për Juventus dhe Milan, që janë skuadrat më të mëdha të Italisë”, thotë Marchisio, i cili iu bashkua Juventusit në vitin 2005 dhe ishte pjesë e tyre deri në vitin 2018. Vetëm për nëj sezon, 2007-2008, ai luajti si i huazuar tek Empoli.

Karrierën si futbollist e mbylli në Rusi, ku iu bashkua skuadrës së Zenit dhe u aktivizua në nëntë ndeshje. Dëmtimet nuk e lanë të tregonte më të mirën e tij dhe më pas mori vendimin të mos zbriste më në fushën e blertë si futbollist.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!