Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, pritet të bëhet kapiteni i ri i skuadrës sezonin e ardhshëm.
Milan Skriniar ishte kapiteni më i fundit i zikaltërve, por mbrojtësi pranoi të transferohej te PSG në verë dhe së fundmi shiriti iu hoq. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, paraqitjet e tij të mira në vitin 2023 dhe rritjes së rolit të tij drejtues në dhomat e zhveshjes, zikaltërit kanë vendosur t’i japin Lautaros një promovim në rendin e duhur.
Brozovic ka luajtur më shumë ndeshje se Lautaro, por ai nuk ka qenë aq mbreslënës se argjentinasi kur bëhet fjalë për punën dhe udhëheqjen e tij pas Kupes së Botës. Për Lautaron ka pasur gjithmonë interes nga klubet e mëdha evropiane, por ai ka vendosur t’i përkushtohet vetëm Interit dhe kjo është diçka që drejtuesit e klubit e kanë vlerësuar dhe sot e cilësojnë si një lider.
“El Toro” ka shënuar 8 gola që nga hyrja e vitit 2023 dhe performanca e tij është e jashtëzakonshme. Klubi tashmë po mendon ta blindojë atë dhe ta largojë nga merkatoja. Lautaro është shndërruar tashmë në një idhull për tifozerinë zikaltër./h.ll/abcnews.al