Interi ultimatum mesfushorit kroat, rinovim ose largim që në merkaton e janarit

schedule09:56 - 11 Nëntor, 2021

schedule 09:56 - 11 Nëntor, 2021

Drejtuesit e Interit nuk duan t’ia lënë gjithçka rastësisë, dhe kanë menduar të rinovojnë me lojtarët kryesorë të ekipit.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, zikaltërtit i kanë vendosur ultimatum mesfushorit kroat. Bëhet fjalë për Marselo Brozovic, me të cilin marrëveshja për rinovimin e kontratës ka ngelur pezull.

Raportohet se Interi i ka fiskuar edhe datën përfundimtare për të arritur një marrëveshje mes palëve. Afati i vendosur është deri për Krishlindje, Brozovic duhet të vendosë, nëse nuk firmos rinovimin, largimi i tij pritet të ndodhi që në merkaton e janarit për të përjashtuar një mundësi largimi të lojtarit me parametra zero.

Kontrata e Brozovic me Interin skadon në fund të qershorit 2022. Pengesë deri tani është paga e lojtarit, teksa drejtuesit zikaltër i ofrojnë 28-vjeçarit 4 milion euro në sezon, ndërsa mesfushori nuk pranon të firmosë rinovimin derisa paga e tij të bëhet 6 milion euro në sezon.

Nga kjo situatë mund të përfitojnë PSG dhe Atletico Madrid të cilat janë të gatshme për të plotësuar edhe dëshirën e lojtarit për pagën që dëshiron në sezon. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!