Interi, tifozët, Lukaku dhe Conte: Lautaro Martinez “hap kartat”

schedule18:14 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 18:14 - 4 Dhjetor, 2019

Lautaro Martinez po shijon një moment shumë të mirë. Sulmuesi argjentinas po shënon (13 gola të realizuar këtë sezon) dhe po ndihmon Interin të sigurojë fitore dhe pikë të rëndësishme në kampionat dhe Champions League.

22-vjeçari argjentinas ka dhënë një prononcim për Sky Sport, teksa tregohet modest në fjalët e tij. E ardhmja është tek ekipi zikaltër, aty ku ndihet për mrekulli, ndërsa nuk mungon një koment për Romelu Lukakun dhe Antonio Conten.

INTER – “Interi është shtëpia ime dhe tifozët tregohen gjithmonë të këndshëm me mua. Kjo është diçka fantastike. Po përpiqem të punoj me përulësi dhe dua të jem në nivelin që meriton fanella e Interit. Dua t’u dhuroj sa më shumë gëzim tifozëve dhe familjes time. Futem gjithmonë i përqendruar në fushë dhe jam i kënaqur me atë që po arrij të bëj”.

LUKAKU – “Moduli i Contes më favorizon, por trajneri i trajton të gjithë lojtarët njësoj. Ndihem mirë me Lukakun, ai është një person fantastik edhe jashtë fushës. Duam të shënojmë sa më shumë gola për të ndihmuar skuadrën. Po rritem, dua të përmirësohem dhe jam i lumtur që po marr frytet e punës time”.

CONTE – “Trajneri po më jep besim të madh. Ai është një person që t’i thotë gjërat në sy, njësoj si Scaloni te Argjentina. Kjo të ndihmon shumë për t’u rritur në aspektin fizik dhe mental. Po bëjmë një punë të madhe dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!