Interi thyen rekordin 31-vjeçar të Milanit, Darmian: I dhamë sinjal rivalëve

schedule15:13 - 11 Prill, 2021

schedule 15:13 - 11 Prill, 2021

Interi iu fal golit të Matteo Darmian për të thyer 1-0 në “San Siro” ekipin e Cagliarit. 11 fitore në po kaq ndeshje të fazës së dytë për zikaltrit e Contes, të cilët thyen rekordin e vendosur nga Milani në sezonin 1989-1990.

Kuqezinjtë fituan 10 takime radhazi në fazën e dytë të kampionatit të luajtur 31 vite më parë. Goli i dytë sezonal në kampionat për anësorin e djathtë, i cili foli pas ndeshjes rreth ndeshjes, golit, trajnerit Conte dhe momentit magjik të Interit.

Sot u përballëm me një skuadër shumë të mirë, që u mbrojt mirë prej fillimit të ndeshjes. Është gjithmonë e vështirë të gjesh hapësira kundër këtyre skuadrave, por jemi të lumtur që zhbllokuam ndeshjen dhe fituam, pasi është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë.

Ndihem i përfshirë në grup dhe i rëndësishëm për projektin e Interit, si unë edhe të gjithë lojtarët e tjerë. Conte? Nuk e pashë pas golit, isha rrethuar nga shokët. Ndjesia e shënimit të një goli është gjithmonë e mrekullueshme. Trajneri na transmeton shumë pasion.

Ishte thelbësore të siguronim tre pikët, në aspektin psikologjik dhamë një sinjal të rëndësishëm për rivalët tanë“, deklaroi 31-vjeçari italian. /abcnews.al