Duhej një tronditje, një përgjigje e menjëhershme ndaj ndalesës së keqe befasuese në Bologna, simbol i një sezoni me ulje-ngritje. E provave emocionuese dhe dështimeve të papritura. Dhe Interi nuk dështoim pas një jave përballjesh mes drejtuesve të Simone Inzaghit, mes vetë trajnerit dhe skuadrës, që nga këtu deri në fund të sezonit duhet të tregohet vazhdimësi.
Ndeshja kundër Leçeës rikonfirmoi edhe një herë rolin drejtues të Lautaro Martinez. Me një Dzeko pa gola që nga 4 janari dhe me një Lukaku ende shumë larg të atij që kemi parë në kohën e Contes, argjentinasi i vetëm është duke mbajtur mbi shpatulla Interin. 14 gola në 25 ndeshje të Serie A, nga të cilat 9 vetëm në vitin 2023. Por “El Toro” është diçka tjetër, jo vetëm një sulmues. Lautaro lufton gjatë gjithë ndeshjes në të gjitha frontet dhe një kapiten jo vetëm se ka shiritin në krahë. Fjalët e tij të nxehta pas disfatës ndaj Bologna kishin bërë bujë, dhe ja ku është reagimi i duhur.
Inzaghi dhe të gjithë drejtuesit e Interit, por edhe lojtarët, e dinë mirë tashmë se lideri tyre i ri është Lautaro Martinez, i cili pas një Botërori në hije pas një dëmtimi të vogël të pësuar, ka arritur tashmë të marrë timonin e ekipit dhe të çojë përpara me rezultatet pozitive falë golave të tij./ h.ll/abcnews.al