Interi përgatitet për stërvitjen kolektive, Conte merr lajmin e mirë

schedule16:14 - 17 Maj, 2020

schedule 16:14 - 17 Maj, 2020

Skuadrat italiane do të nisin stërvitjen kolektive ditën e nesërme. Interi është gati dhe trajneri ka marrë një lajm shumë të mirë. Të gjithë pjesëtarët e klubit i janë nënshtruar testeve mjekësorë dhe nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19.

FC Internazionale raporton se të gjithë testet mjekësore, të cilave u janë nënshtruar lojtarët, stafi teknik, drejtuesit dhe pjesëtarët e tjerë të klubit, kanë rezultuar negative“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër.

I njëjti rezultat doli edhe nga kontrollet e 8 majit, datë kur skuadra italiane nisi përgatitjet individuale. Antonio Conte i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nesër do të nisë stërvitja serioze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!