Giacomo Raspadori mund të jetë goditja e radhës e Interit. Kampionët e Serie A duan të shmangin akandet dhe Tuttosport zbulon planin e tyre.
Zikaltrit kanë në plan ta blejnë sulmuesin 21-vjeçar që në muajin janar dhe ta lënë në huazim te Sassuolo deri në fund të sezonit.
Nuk flitet për shifra për momentin, por Interi po mendon për të ardhmen. Raspadori ka shënuar një gol në dy ndeshjet e para të Serie A.
Ai tashmë është bërë pjesë edhe e kombëtares së Italisë dhe konsiderohet si një nga sulmuesit me më shumë të ardhme në vendin fqinj. /abcnews.al