Interi nuk dorëzohet për Kumbullën, rivalë të fortë edhe nga Gjermania

schedule12:49 - 19 Shkurt, 2020

schedule 12:49 - 19 Shkurt, 2020

Interi ngulmon për të transferuar Marash Kumbullën. Qendërmbrojtësi i Hellas Verona është në vëzhgim nga Marotta, i cili ka bërë edhe lëvizjet e para në funksion të blerjes së futbollistit nga Malësia e Madhe.

Ai ka pasur një takim me menaxherin e tij, Gianni Vitali, ndërkohë që ka folur edhe me drejtuesit e klubit gjatë kohës që dhanë në huazim Federico Dimarco-n. Në Itali për shërbimet e Kumbullës interesohen edhe klube të tjera dhe Corriere Dello Sport raporton se Napoli nuk ka hequr dorë, ashtu sikurse edhe Fiorentina dhe Lazio.

Tashmë për Kumbullën gjërat janë bërë serioze edhe nga Gjermania, pasi klube si RB Leipzig, Bayner Munchen dhe Borussia Dortmund kanë dërguar disa herë skaut në Itali për ta ndjekur nga afër mbrojtësin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al