Pronari i skuadrës, Steven Zhang, ka mohuar kategorikisht skenarët për shitjen e Interit. Duke folur pas kualifikimit të Nerazzurrëve në fazën e 16-të, Zhang këmbënguli se klubi nuk është në shitje, ndërsa vlerësoi Simone Inzaghin si një trajner të nivelit të lartë.
“Për 3-4 vite ka pasur raporte të tilla por klubi nuk është në shitje. Ju siguroj se nuk po flas me askënd, këtu mendojmë vetëm për të fituar”, tha fillimisht ai dhe shtoi: “Vitet e fundit kemi bërë mirë, po përmirësohemi, çdo verë po përmirësojmë listën dhe të gjithë e shohin atë. Ne bëmë gjithçka për ta bërë skuadrën sërish konkurruese këtë vit. Ky kualifikim i dytë radhazi në 1/16 e Ligës së Kampionëve dhe tre trofetë në 18 muajt e fundit është diçka shumë e mirë. Ne dëshmuam se jemi fitues brenda dhe jashtë fushës”.
Ai më pas iu referua trajnerit të Interit, Simone Inzaghi: “Indzaghi është padyshim një top trajner. Ai i kapërcen vështirësitë. Skuadra ka punuar mirë me të, i kualifikuar nga një grup i vështirë. E patë se çfarë niveli kemi arritur. Këtë fitore ua dedikoj tifozëve që na kritikojnë por gjithmonë na mbështesin. Dhe ia dedikoj të gjithëve që punojnë në klub”. /G.D abcnews.al/