Interi në hall, 80 milion euro dhe sakrifikohet direkt Lautaro Martinez

schedule10:04 - 14 Maj, 2021

schedule 10:04 - 14 Maj, 2021

Ofendime, pastaj paqe në ring me trajnerin Antonio Conte. Lautaro Martinez ka qenë në qendër të vëmendjes këto dy ditë tek Interi dhe sërish ka lajme për një largim të mundshëm të argjentinasit.

Dihet botërisht që Interit i duhen para, për shkak të borxheve të shumta. Titulli kampion nuk është se u sjell të ardhura të mjaftueshme zikaltërve, që duhet të shesin edhe ndonjë nga yjet e tyre.

Lautaro Martinez është një nga lojtarë që ka më shumë treg dhe sipas Gazzetta dello Sport Interi e konsideron të pranueshme një ofertë nëse kap shifrën e 80 milion eurove.

Sulmuesi ka një klauzolë në kontratë dhe për dy javë klubet jashtë Italisë mund ta “rrëmbejnë” për 111 milion euro. Barcelona ka tentuar më parë, por një shifër e tillë është konsideruar e lartë. Sidomos në një periudhë si aktualja, ku kriza financiare ka kapluar edhe futbollin.

Interi ka hasur në vështirësi edhe për pagat e lojtarëve, të cilët kanë refuzuar që të heqin dorë nga dy prej pagave. Kështu shitja e lojtarëve shikohet si skenari më i mundshëm tek Interi dhe direkt vëmendja përqendrohet te Lautaro Martinez.

Interi e ka blerë argjentinasin verën e vitit 2018 për 25 milion euro nga Racing Club dhe e ka nën kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërkohë që palët këto kohë kanë qenë duke biseduar edhe për rinovimin e kontratës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!