Denzel Dumfries mund të jetë i sakrifikuari i Interit në këtë merkato vere, pasi zikaltërtit do të kërkojnë të përfitojnë nga shitja e tij për të transferuar lojtarët e piketuar.
Edhe pse holandezi gjatë këtij sezoni ishte një nga pikat kyçe në formacionin e Simone Inzaghit, por kjo nuk ka mjaftuar qe drejtuesit ta mbajnë në skuadër, pasi interesimet e Bayern Muncih dhe Manchster United, kanë tunduar Interin.
Si skuadra angleze ashtu edhe ajo gjermane po kërkojnë të përforcojnë krahun e djathtë për sezonin e ri dhe Dumfries është i piketuari i tyre sipas “BBC Sport”
Kujtojmë se Interi e bleu holandezin nga PSV për 12.5 milionë euro plus një bonus prej 2.5 milionë. /f.a/abcnews.al