Interi do të luajë nesër në Champions League kundër Real Madrid. Për këtë sfidë zikaltërtit mund të gëzojnë sepse njëri nga futbollistët kryesorë të tyre pritet të jetë gati ndaj madrilenëve.
Sipas “Corriere dello Sport”, Lautaro Martinez është rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet përgjigjja përfundimtare e testeve që do të bëhen ditën e sotme, për të mësuar nëse do ketë minuta për sulmuesin argjentinas apo jo.
Nëse gjithçka shkon siç duhet, Lautaro do të lunte përkrah Edin Dzekos nëse trajneri do e shikonte të arsyeshme aktivizimin e tij.
Interi dhe Real Madrid do të luajnë për të përcaktuar se cila do të jetë skuadra e cila do të renditet e parë na grup, sepse tashmë të dyja ekipet janë kualifikuar për më tej.