Interi me pikë të plota? Sondazhi zbulon befasinë e tifozëve

schedule10:16 - 30 Shtator, 2019

schedule 10:16 - 30 Shtator, 2019

Antonio Conte i ka befasuar të gjithë. Tifozët e Interit shpresonin që ulja e trajnerit leçez në stolin e ekipit tyre të zemrës do të rregullonte shumë gjëra. Megjithatë, pritshmëritë janë tejkaluar dhe zikaltrit kryesojnë me 18 pikë të plota pas javës së gjashtë.

Një ecuri fantastike, që i ka surprizuar të gjithë. Edhe interisti më optimist nuk e kishte imagjinuar që ekipi i tij do të shkonte në duelin me Juventusin me pikë të plota dhe si kryesues.

Një sondazh i bërë nga gazetari Alfredo Pedulla tregon se 77% e tifozëve nuk e prisnin Interin me pikë të plota pas javës së gjashtë, ndërsa 23% janë përgjigjur se e prisnin një nisje të tillë të zikaltërve. /abcnews.al