Interi me mungesa kundër Lacios, dëmtohet Correa

schedule16:17 - 12 Tetor, 2021

schedule 16:17 - 12 Tetor, 2021

Pas sfidave të kombëtareve stafetën e marrin ndeshjet e kampionateve në fundjavë.

Interi do të sfidojë Lacion ditën e shtunë më 16 tetor. Për këtë ndeshje mungesë të sigurtë për “zikaltërtit” do të jetë sulmuesi Joaquin Correa. Lojtari argjentinas është dëmtuar me kombëtaren e tij.

Dëmtimin e kanë konfirmuar trajneri i kombëtares dhe mediat argjentinase, duke treguar se Correa nuk ka mundur të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, por është stërvitur veçmas, për shkak të problemeve fizike që ka shfaqur gjatë stërvitjees.

27-vjeçari pritet të largohet para kohë nga grumbullimi i kombëtares për t’iu nënshtruar edhe testeve mjeksore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit të tij.

Drejtuesit e Interit shpresojnë që sulmuesi argjentinas të mos ketë pësuar ndonjë dëmtim të rëndë, duke shpresuar kështu që Correa të jetë gati për sfidën ndaj ish-ekipit të tij Lacios. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!