Interi kthehet në garën për skudeto, statistikat e dërgojnë në rrugën e duhur

schedule18:34 - 22 Nëntor, 2021

schedule 18:34 - 22 Nëntor, 2021

Interi duket se është “zgjuar” dhe është futur në garë për skudeton duke u afruar me 4 pikë Napolit dhe Milan-it.

Zikaltëri ndodhen në vendin e tretë me 28 pikë ndërsa Napoli dhe Milani me nga 32 pikë duke mbajtur vendin e parë e të dytë. Në sezonin 20/21,konkretisht në raundin e 13-të,  zikaltërit ndodheshin në vendin e dytë me 30 pikë ndërsa kryesuesi ishte Milan me 31 pikë. Në javën e 22-të të sezonit 20/21, Interi arriti të dilte në vendin e parë dhe kështu deri në fund të sezonit ata e ruajtën kreun duke fituar kështu edhe skudeton.

Sot, rruga është e duhura, me Milanin dhe Napolin të cilat humbën këtë fundjavë dhe Interi ka ushtruar presion duke u afruar me 4 pikë diferencë. Inter ka ende favorin e të shënuarit me të gjithë lojtarët, ku ka disa golashënues në ekip, pothuajse të gjithë. Kujtojmë se vjet, pas humbjes së parë të Milan-it, performanca e ekipit të Piolit filloj duke rënë dhe Interi ishte duke u ringritur me hapa të shpejtë. Por këtë sezon është edhe Napoli konkurrent për luftën e skudetos kështu që zikaltërit do duhet të përballen me dy kundërshtarë shumë të fortë. Milani dhe Napoli janë në super formë dhe ata po bëjnë shumë mirë në Seria A. Conte për Inzaghin, Lukaku për Dzekon dhe Hakimi për Perisiç, këto janë ndërrimet të cilat Interi nuk po i ndjenë shumë këtë sezon. Lukaku bënte më shumë gola dhe asistime, por Dzeko ka bërë shumë mirë deri më tani me Interin. Inzaghi ka pothuajse të njëjtën frymë si Conte, por vetëm se është më i kujdesshëm në fazën ndërtuese dhe mbrojtëse, ndërsa Conte ishte më shumë sulmues. Largimi i Hakimit nuk po ndjehet shumë për arsye se Perisiç ndodhet në formën e tij më të mirë momentalisht. Sulmon, mbronë në të njëjtën kohë dhe është i palodhshëm.

Rrugëtimi është i gjatë, por statistikat e nxjerra nga “Transfermarkt” tregojnë se ekipi zikaltër është në shinat e duhura për të ringritur kupën e skudetos./h.ll/abcnews.al