Interi kërkon të rinovojë me Romelu Lukakun

schedule18:48 - 13 Shkurt, 2023

schedule 18:48 - 13 Shkurt, 2023

Inter  raportohet se është i interesuar të zgjasë huazimin e Romelu Lukakut nga Chelsea.

Në periudhën e tij të parë me Interin, Lukaku luajti një rol kyç në fushatën e fitimit të titullit të klubit në sezonin 2021-22, duke shënuar 24 gola në 36 ndeshje të ligës. Paraqitjet mbresëlënëse të Lukakut i dhanë atij një rikthim në Chelsea, por periudha e tij e dytë me Blutë zgjati vetëm një sezon, shkruan abcnews.al.

Lukaku u huazua më pas te Interi në fillim të sezonit aktual, me klubin italian që i pagoi Chelsea 8 milionë euro plus 3 milionë euro shtesa.

Që nga rikthimi te Chelsea, Lukaku është penguar nga dëmtimet, të cilat e kanë penguar atë të gjejë formën e tij më të mirë.

Në 11 paraqitje këtë sezon, Lukaku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi është i prirur të zgjasë marrëveshjen e huazimit të Lukakut përtej fundit të sezonit aktual.

Nga ana e lojtarit, Lukukau gjithashtu besohet se dëshiron të qëndrojë me Interin dhe nuk ka plane të rikthehet në Stamford Bridge.

Raporti pretendon se një takim është planifikuar për në mars për Interin dhe Chelsea për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Chelea mund të lejojnë largimin e disa lojtarëve, përfshirë Lukakun, ndërsa do të fokusohen edhe në rekrutimin e një sulmuesi të ri qendror. /G.D abcnews.al/