Interi ka besim tek Inzaghi, gati t’i zgjasë kontratën

schedule16:36 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 16:36 - 6 Dhjetor, 2021

Drejtuesit zikaltër kanë besim tek Simone Inzaghi me punën që është duke bërë deri tani tek Inter.

Inzaghi ka rënditur deri më tani klubin në vendin e dytë në Seria A dhe ka siguruar kualifikim e grupeve të Champions League. Sipas “GazzettadelloSport”, Inter është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës deri në vitin 2025 ku mendohet të përfitojë 6 milion euro në sezon.

Inzaghi erdhi nga Lazio duke zëvendësuar Conten, me një kontratë deri në vitin 2023 ku aktualisht përfiton 4 milion euro në sezon./h.ll/abcnews.al