Romelu Lukaku është i dëmtuar, ndërsa vazhdon rikuperimin e tij. Ky dëmtim do ta mbajë sulmuesin belg për një periudhë të gjatë kohe larg fushave të lojës, ndërsa në marrëveshje me stafin mjekësorë të Interit është vendosur që lojtari të udhëtojë në Belgjikë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore më të detajuara.
Sipas mediave italiane, sulmuesi do të fluturojë për në vendlindje, ndërsa do iu nënshtrohet vizitave mjekësore për të bërë kontrollet më të detajuara të kofshës së majtë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësorë të kombëtares. /f.a/abcnews.al

