Mbrojtja e Interit është jo vetëm më e mira në Itali, por edhe më e mira e në pesë kampionatet kryesore europiane. Zikaltërit e Artonio Contes kanë bërë paraqitje të shkëlqyera në prapavijë, ku kanë lejuar vetëm një gol në katër ndeshje të Serie A, dy gola më pak sesa skuadra e dyta më të mira, Lazio dhe Milan, të cilët kanë pësuar të tre.
Vetëm Athletic Bilbao ka arritur të barazojë rekordin mbrojtës të Interit në pesë ligat më të mira të Europës. Bayern Munich dhe Wolfsburg kanë pësuar më pak në Bundesligë, me të dy palët duke u ndëshkuar vetëm tre herë në ndeshjet që kanë luajtur deri më tani.
Leicester City dhe Liverpool kanë mbrojtjen më të mirë në Premier League, pasi të dy kanë pranuar pesë gola në gjashtë takime. Përfundimisht, në Francë, Paris Saint Germain dhe Stade Reims kanë rekordin më të mirë mbrojtës, me secilin prej këtyre dy skuadrave që kanë pësuar nga dy herë./abcnews.al