Antonio Conte ka marrë një lajm të keq përpara ndeshjes kundër Udineses. Samir Handanovic ka pësuar një goditje në stërvitjen e fundit dhe do të mungojë në duelin e mbrëmjes në Friuli.
Ajo që shqetëson më shumë është fakti nëse kapiteni do të jetë gati për derbin kundër Milanit. 35-vjeçari është në dyshim për këtë sfidë, por gjithçka do të qartësohet në ditët e ardhshme.
Daniele Padelli do të mbrojë portën kundër bardhezinjve të Udineses. Tommaso Berni është i pezulluar dhe Conte ka vendosur të grumbullojë një portier nga të rinjtë dhe ai është Filip Stankovic. 17-vjeçari është djali i Dejan Stankovic, ish-mesfushorit të njohur të Interit. /abcnews.al