Interi gëzon para ndeshjes me Empolin, rikthehet nga dëmtimi “ylli” i skuadrës

schedule16:43 - 25 Tetor, 2021

schedule 16:43 - 25 Tetor, 2021

Skuadra e Interit merr një larm pozitiv para ndeshjes me Empolin, që luhet në mesjavë.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi do të ketë pjesë të skuadrës edhe sulmuesin Joaquin Correa, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për skuadrën që në ndeshjen kundër Empolit.

Correa ishte pjesë e skuadrës gjatë stërvitjes teksa është shprehur, “Po, po do rikthehem”.

Deri tani argjentinasi ka shënuar dy gola në debutimin e tij ndaj Veronës, në javën e dytë të kampionatit, dhe cilësohet si një lojtar kryesorë te Interi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!