Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Interi gati të shesë Barellën për 60 milionë euro, 2 superklube klube janë të interesuara

schedule21:02 - 28 Prill, 2023

schedule 21:02 - 28 Prill, 2023

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella mund të largohet nga klubi në merkaton e verës.

Italiani pretendohet nga Liverpooli, interesimi i të cilit raportohet rregullisht prej disa muajsh, si dhe Real Madridi, raporton Transfer News Central, duke cituar mediat spanjolle. Interi është gati të ndahet me lojtarin 26-vjeçar nëse ofrohen 60 milionë euro për të.

Kontrata e Nicolo Barella me Nerazzurrët është deri në vitin 2026. Në sezonin aktual, lojtari ka luajtur 43 ndeshje për skuadrën e Simone Inzaghit në të gjitha garat, duke u bërë autor i tetë golave ​​të shënuar dhe nëntë asistimeve. /G.D abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!