Lorenzo Insigne është një dëshirë e Interit në merkato. Emri i tij lakohet për të disatën herë në mediat italiane.
Sulmuesi po bisedonte me Napolin për të rinovuar, por tani në skenë është rikthyer Interit. Agjenti i Insigne, Vincenzo Pisacane, pritej sot në Milani.
SportItalia raporton se takimi i menaxherit me drejtuesit e Interit, Marotta e Ausilio, nuk është bërë, por me gjasa mund të ndodhë nesër. /abcnews.al

