Mesfushori anësor i Interit, Victor Moses, ka shprehur hapur dëshirën e tij për të qëndruar te zikaltërit pasi huazimi i tij nga Chelsea të mbarojë. Në një intervistë sot, nigeriani u shpreh: “Unë i njihja Lukakun, Young dhe Christian Eriksen kur erdha tek Interi.
Ata janë të gjithë djem fantastikë dhe tani ne të gjithë po shkojmë në të njëjtin drejtim. Interi është një klub i madh me tifozë të jashtëzakonshëm.
Qëllimi im është që të qëndroj gjithmonë i përqendruar dhe të përfitoj nga cilësitë e mia, si shpejtësia dhe teknika, të përpiqem të fitoj ndeshjen duke kontribuar me gola dhe asistime dhe duke krijuar probleme për mbrojtjen e kundërshtarëve”, u shpreh Moses.
Moses iu bashkua Interit në një marrëveshje huazim gjashtë mujor nga Chelsea, me opsion për ta blerë për 12 milion euro. Duket qartë që Moses do të qëndrojë dhe gjithçka është në dorë të Antonio Contes./abcnews.al