Kristjan Asllani ende nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, edhe pse ka kontratë me Empolin. Për mesfushorin e kombëtares interesohen disa klube.
Interi po ngulmon prej kohësh dhe e do Asllanin si zëvendësues të Marcelo Brozovic. Milani ka një plan që Empoli e pëlqen: ta lërë një vit në huazim sërish aty, pasi për momentin transferimi i Sanchez është prioritet.
Në skenë tashmë kanë dalë edhe milionerët e Newcastle, të cilët po bëjnë sondazhe për Asllanin sipas asaj që shkruan gazetari Alfredo Pedulla. / abcnews.al