“Interi e meritoi”, Pirlo: Fitore e vuajtur, përqafimi “goli” më i bukur

schedule21:17 - 2 Maj, 2021

schedule 21:17 - 2 Maj, 2021

Juventusi fitoi 1-2 me përmbysje përballë Udineses, sukses që erdhi falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos (27 gola sezonalë në Serie A) në shtatë minutat e fundit të ndeshjes. Fitorja jetike për objektivin Champions League.

Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo foli për mediat pas ndeshjes. Në fillim uroi Interin për fitimin e titullit kampion. “Ata e meritojnë këtë sukses, ndërsa ne duhet të ndryshojmë. Po hapim një cikël të ri pas nëntë titujve radhazi.

Kemi dëshirë të madhe për të luftuar për titullin kampion sezonin e ardhshëm“. Më pas një koment për duelin e zhvilluar në Friuli. “Ishte një fitore krenarie dhe e vuajtur. Kishte rëndësi të madhe të fitonim pas rezultateve që u regjistruan në mesditë.

Ia komplikuam jetën vetës pas një pakujdesie, por ia dolëm të fitonim. Sigurisht që lodhja mentale ekziston. Gara për një biletë në Champions dhe jo për titullin kampion, sigurisht që ndryshon diçka. Nuk do e kemi të thjeshtë, por duhet të realizojmë me çdo kusht këtë objektiv.

Grupin ekziston dhe është i fortë. Djemtë kanë dëshirë për të luftuar e realizuar objektivat. Na ka munguar disi mentaliteti, nuk jemi sjellë siç duhet të sillet Juventusi. Ama, ne jemi të bashkuar dhe e kemi të qartë se çfarë duam.

Përqafimet te goli i fitores ishin gjëja më e rëndësishme, le të vazhdojmë së bashku me këtë shpirt skuadre. Këta janë emocionet që të dhuron futbolli. Fitimi i këtyre ndeshjeve të dhuron energji dhe adrenalinë“, përfundoi trajneri i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!