Interi ka marrë një lajm pozitiv, teksa po punohet me kompaninë Nike për të gjetur një marrëveshje 8-vjeçare e cila do të përbëjë gjysmën e fitimeve të tyre vjetore prej rreth 50 milionë euro nga sponsorët e fanellave.
“Nerazzurrët” dhe gjiganti i veshjeve sportive kanë punuar së bashku që nga viti 1998, kur Nike mori drejtimin nga kompania Umbro.
Ata kanë prodhuar një numër veshjesh ikonike të zikaltërve gjatë viteve dhe klubi nga Milano është ende i vetmi ekip në Serie A i furnizuar nga Nike.
Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, marrëveshja e re e Interit me Nike do t’i shohë të ardhurat e tyre nga partneriteti pothuajse të dyfishohen.
Marrëveshja e re tetëvjeçare, e cila do të skadojë në qershor 2030, do t’i bëjë “Nerazzurrët” të fitojnë rreth 25 milionë euro në vit plus bonuse.
Lëvizja e DigitalBits nga sponsori i mëngës në sponsor kryesor të fanellës do të shohë rritjen e kontributit të tyre nga 23 milionë euro në 30 milionë dhe pozicioni i Lenovo si sponsor mbrapa në fanellë është konfirmuar, duke garantuar 5 milionë euro tjera.
Klubi ziklater ka ende hapësirë për një sponsor të ri, i cili mund të rrisë më tej fondet e klubit nga “Giuseppe Meazza”.
Duke marrë parasysh pozicionin e pasigurt ekonomik të raportuar të Interit, këto lloje marrëveshjesh sponsorizimi janë absolutisht jetike për të ndihmuar në mbajtjen e buxhetit në kontroll.
#Inter, gli sponsor fanno respirare il bilancio: 50 milioni dalla maglia https://t.co/ZvE0WDQ4uQ
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 27, 2022
/f.a/abcnews.al