Interi bastis anglezët e United, zyrtarizohet afrimi i parë

schedule20:32 - 17 Janar, 2020

schedule 20:32 - 17 Janar, 2020

Inter lëviz në merkato. Ashley Young ka nënshkruar për gjashtë muaj me zikaltrit, me opsion për të rinovuar edhe për një sezon tjetër. Raportohet se për mbrojtësin e majtë do të paguhen 1.5 milion euro. Veterani 34-vjeçar mbante shiritin e kapitenit te Manchester United.

Klubi italian e ka kthyer në shënjestër klubin e “Djajve të kuq”, pasi në verë i mori edhe dy sulmues. Aleksis Sanchez është huazuar me të drejtë blerje, kur për Romelo Lukaku janë paguar rreth 70 milionë euro për transferimin e tij. /abcnews.al