Interi barazon në fushën e Napolit kryesues

schedule14:48 - 22 Tetor, 2017

schedule 14:48 - 22 Tetor, 2017

Barazim me lojë të fortë në ndeshjen kryesore të Serisë A, mes Napolit dhe Interit. Vendasit ishin më pranë fitores, ndërsa mbrojtësi I kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, pati një paraqitje shumë të mirë.

Një barazim nuk është kurrë një fitore, por kur e merr në fushën e rivalit më të fortë, i afrohet tripikëshit.
Bëhet edhe më i vlefshëm kur është i merituar dhe i arritur me lojë të fortë, jo duke thjesht vrapuar 10 lojtarë në mbrojtje pas topit.
I tillë ishte barazimi i Interit në fushën e Napolit që, për momentin i vlejti më shumë Juventusit, por që në të ardhmen do të ketë më shumë rëndësi për zikaltërit.
Padyshim, formacioni mik i trajnerit Luçiano Spaleti u ndihmua nga fakti se pati një javë kohë për t’u përgatitur dhe se udhëtimi i vetëm ishte ai me avion Milano-Napoli.
Në të kundërt, kryesuesit patën përballjen me Mançester Sitin të martën në Champions (më të fortin ekip të grupit), si dhe udhëtimet Napoli-Mançester-Napoli.
Në “San Paolo” u luajt një ndeshje e bukur dhe e fortë, me disa raste të pastër për secilën skuadër.
Mertens e Insinje për Napolin apo Borha e Vesino për Interin ishin vetëm disa prej tyre.
Gjithsesi, vendasit patën më shumë iniciativë, siç edhe pritej dhe Handanoviç u detyrua të bënte ndonjë pritje më shumë sesa Reina, ndërsa Hamshik, Insinje, Mertens apo Kajehon rrezikuan seriozisht disa herë.
Elseid Hysaj u zgjodh përsëri të ishte titullar, pas mbrëmjes së vështirë në Mançester
Mbrojtësi I kombëtares shqiptare luajti mirë duke ndihmuar ekipin edhe në sulm, por po ashtu edhe në mbrojtje.
Pas këtij barazimi, Napoli ka mbetet në krye me 25 pikë ndaj 23 të Interit që është I dyti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!