Interi barazoi me Torinon, Inzaghi: Berisha bëri dy ndërhyrje fantastike, nuk e nisëm ndeshjen mirë

schedule09:45 - 14 Mars, 2022

schedule 09:45 - 14 Mars, 2022

Interi ia doli që të shmangte humbjen me Torinon në Seria A, ndërsa Sanchez do të ndëshkonte “pengesën” Etrit Berisha, për të barazuar shifrat 1-1.

Një barazim që mund të peshojë shumë në llogaritë për titullin kampion, ndërsa tashmë zikaltërtit shikojnë rivalët e tyre të Milanit 4 pikë larg.

Pas ndeshjes për “DAZN” trajneri Sinone Inzaghi u shpreh se energjitë e shpenzuara me Liverpool, ndikuan në këtë takim.

“Në pjesën e parë, Torino ishte më agresive, edhe pse Berisha bëri dy ndërhyrje të mrekullueshme. Në pjesën e dytë u futëm me një tjetër rritëm dhe nëse do të gjenim golin e barazimit më parë, mund edhe ta fitonim takimin. Për të fituar titullin kampion, duhet të kemi një qasje më të mirë për ndeshjet”

MUNGESA E BROZOVIC- “Ne humbëm energjinë dhe disa lojtarë në një moment vendimtar të sezonit, por kjo nuk duhet të jetë një justifikim. Kemi 10 finale plus Kupën e Italisë. Tani duhet të rikuperojmë energjinë dhe disa rezultate”.

6 PIKË NË 6 NDESHJET E FUNDIT- “Nuk ka asnjë shqetësim sepse tani mund të stërvitemi më shumë dhe të analizojmë arsyen e rezultateve të fundit. Ka lodhje fizike dhe mendore, por ne jemi Inter dhe mund të bëjmë më mirë. Sot nuk e nisëm mirë ndeshjen, por më pas krijuam shumë”.

MUND TË KETË NDIKUAR HUMBJA E DERBIT-  “Absolutisht jo. Përballja e dyfishtë me Liverpoolin ndoshta na bëri të shpenzonim energjinë.”

PENALLTIA- “Gjyqtari bën vlerësimet e veta për ashpërsinë”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!