Leipzig ka marrë oferta të shumta për Dayot Upamecanon. Mbrojtësi francez po shkëlqen me ekipin gjerman, teksa Bayern Munchen është një nga klubet që pëlqen 22-vjeçarin.
CEO i kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës, Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi interesimin për lojtarin shtatlartë disa ditë më parë, ndërsa rreth kësaj çështje ka reaguar edhe Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig.
“Nuk jam shqetësuar aspak nga fjalët e Rummenigges. Të gjithë e dimë situatën e Dayot (ka një klauzolë largimi prej 42.5 milion eurosh) dhe ana jonë ekziston dëshira për ta mbajtur në skuadër.
Nëse Bayerni kishte si synim të na shqetësonte, irritonte apo turbullonte ambientin tonë në lidhje me fjalët për Upamecanon, po ju them që nuk e kanë arritur qëllimin“, deklaron Nagelsmann. /abcnews.al