Ardian Ismajli zhvilloi paraqitje shumë të mira me Spezian në sezonin e parë në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare (18 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë) ndihmoi bardhezinjtë të siguronin qëndrimin në elitën e futbollit italian.
24-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje me Spezian sezonin e kaluar, teksa ia doli të tundë rrjetën kundërshtare në një moment. Ndeshjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Empolit, që siguroi rikthimin në Serie A.
TMW shkruan se drejtuesit e Empolit e pëlqejnë shumë lojtarin nga Besiana. Për ta vënë nën urdhrat e trajnerit Andreazzoli, Empoli i propozon Spezias një shkëmbim me mbrojtësin grek, Dimitris Nikolaou. /abcnews.al