Interesim nga Anglia për Lautaron, klubi londinez “troket” tek Interi

schedule17:16 - 27 Korrik, 2021

schedule 17:16 - 27 Korrik, 2021

Interi ka nevojë për miliona për të rregulluar bilancet. Drejtuesit mund të bëjnë një tjetër sakrificë, dhe ai pritet të jetë Lautaro Martinez.

Kampionët e Italisë janë gati të nisin bisedimet për shitjen e futbollistit argjentinas, i cili ishte afër Barcelonës verën e kaluar.

Lautaro realizoi 19 gola dhe dhuroi 11 asiste në sezonin e fundit me ekipin zikaltër. The Telegraph raporton se e kërkon Arsenali.

Mikel Arteta e sheh si përforcimin perfekt për majën e sulmit dhe drejtuesit e klubit anglez kanë kërkuar informacion tek Interi.

Së shpejti do të vijë oferta e parë e “Topçinjve”, teksa Interi kërkon minimalisht 70 milion euro për të lënë të lirë një nga yjet e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!