Interesante! Përse rrudhim fytyrën kur kafshojmë limonin

schedule12:10 - 8 Shtator, 2020

schedule 12:10 - 8 Shtator, 2020

Të rrallë janë njerëzit që munden të hanë një limon të tërë pa shtrembëruar fytyrën. Shumica e kanë të pamundur të mos rrudhin mimikën që në momentin e kontaktit mes buzës dhe limonit.

Kjo për faktin se ky reagim nuk kontrollohet dot. Sipas agroweb.org, ky frut ka aftësinë të lëvizë të gjithë muskujt e fytyrës duke i befasuar shkencëtarët. Këta të fundit e kanë një shpjegim.

Sipas ekspertëve, kur ushqimi bie në kontakt me pështymën, truri e merr të gjithë informacionin për shijen dhe aromën e ushqimit. Kur njeriu konsumon ushqime të athëta, reagimi është mjaft qesharak por vetëm për faktin sepse shija është shumë e fortë dhe limoni ka aciditet të lartë.

Studiues të ndryshëm argumentojnë se genet luajnë një rol madhor në përcaktimin individual të perceptimit të shijes së athët. Studimet shkencore që janë bërë mbi të gjitha shijet tregojnë se njeriu e bën dallimin e shijeve pjesërisht edhe për shkak të geneve të tyre.

Pra nëse dikush ka një ndjeshmëri më të lartë ndaj shijes së athët mund të mos preferojë ushqimet si limoni apo uthulla.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!