Interes i lartë për “Barletin”/ Universiteti ofron ende kuota të lira për ata që nuk kanë bërë zgjedhje

schedule15:31 - 15 Shtator, 2023

schedule 15:31 - 15 Shtator, 2023

Cilësia e mësimdhënies, programet e niveleve ndërkombëtare, stafi akademik i përgatitur, dhe  infrastuktura bashkëkohore e bëjnë universitetin “Barleti” tw jetw prej vitesh zgjedhje të parë për maturantët.

Universiteti ofron një swrë programesh, ku Fakulteti i shkencave aplikuara dhe industrive kreative mbetet në krye të listës sa i takon kërkesave të studentëve. Dekani i fakultetit Prof. Dr Aleksander Xhuvani tregon avantazhet e studentëve që preferojnë shkencat kompjuterike dhe informatikën e aplikuar, më të kërkuarat në treg.

“Programet e studimit jane në përputhje të plotë me tendencat boterore, këto programe ofrojme një formim aplikativ. Ne u ofrojme studenteve nje mjedis te kultivuar. Tarifat tona qe ofrojme ndodhen ne shtresen e ulet te komuniteteve te arsimit te larte. Studentët tanë gjejne menjeherë vendin e punës.”

Universiteti “Barleti” ofron programin 5-vjeçar të arkitekturës. Përvoja ka treguar që studentët punësohen në profilin e tyre ende pa mbaruar studimet.

PhD. Etleva Dobjani Pergjegjese e Departamentit të Arkitektures dhe Dizajnit: Studentet tanë që tani pa mbaruar janë perthithur nga tregu, ushtrojnë profesionin e tyre në fushen e arkitekturës. Diploma e barletit njihet edhe jashte vendit. Nga kerkesat që kemi pasur kemi ende vende te lira.

Për herë të parë këtë vit të ri akademik, universiteti Barleti ofron një degë të dedikuar e të veçantë në fushën e dizajnit.

PhD. Saimir Kristo Pergjegjes i Departamentit te Industrive Kreative: Dizajni interier dhe produkti eshte nje risi, eshte nje prgram qe ka pasur shume interesim. Kjo ka sjelle që të shtojmë kouta. Studentet kanë mundësi të studiojnë hapësirën ku jetojmë. Ka shume avantazhe se lidhet me tregun e punës.

Një tjetër Fakultet shumë i kërkuar pranë Universitetit Barleti është edhe  Fakulteti i shkencace Sociale, Turizmit dhe Sportit i cili ofron programe studimi studimi shume te kerkuara ne treg. Dekani i fakultetit Prof. Dr Artan Shyti tregon avantazhet e studentëve që preferojnë këto programe.

Prof. Dr Artan Shyti Dekan i Fakultetit te Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit: Fakukteti ka disa fusha studimi, psikologjine, punen sociale, turizmin qe eshte nje nga pikat kyce dhe edukimi fizik dhe sporti qe eshte nje nga pikat tona me te rendesishme si fakultet. Gjithnje e me teper ekipe femijesh sterviten, gjithnje e me shume palestra hapen, keshtu qe mundesia e punesimit eshte e jashtezakonshne.

96% e studenteve që mbarojnë universitetin Barleti angazhohen menjehere ne tregun e punës. Raundi i parë i regjistrimeve për këtë vit akademik u mbyll me interes të lartë të maturantëve, ndërsa për ata që ende nuk e kanë bërë zgjedhjen e tyre, universiteti ka në dispozicion ende kuota të lira./abcnews.al