Inter, Zanetti: Superkupa objektiv i rëndësishëm, më vjen keq për largimin e Mourinhos

schedule09:31 - 17 Janar, 2024

schedule 09:31 - 17 Janar, 2024

Javier Zannetti, legjenda e Interit dhe zëvendëspresidenti i klubit zikaltër, ka dhënë një intervistë për “Planetëin365” përpara Superkupës së Italisë, ku ata do të ndeshen ndaj Lazios në gjysmëfinale të premten.

“Është një objektiv i rëndësishëm dhe ne do të duhet të japim gjithçka, sepse është një trofe që pasuron historinë e klubit që e fiton atë. Kur kam qenë unë lojtari i Interit, e kemi fituar katër herë dhe të gjitha erdhën pas disa sfidave emocionueseve. Më kujtohet ajo e vitit 2006, kur përmbysëm Romën nga 0-3 në 4-3. Gjithashtu më kujtohet edhe ajo e vitit 2008, përsëri kundër Romës, që ne e fituam me penallti dhe goditjen e fundit e bëra unë, e cila ishte edhe e vetmja penallti e realizuar në karrierën time.

Mourinho? Më vjen shumë keq, unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. E di llojin e personit dhe profesionistit që ai është, edhe më vjen keq që ka arritur puna deri këtu. Ai ishte shumë i etur për të bërë mirë me Romën”, është shprehur Javier Zanetti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!