Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Inter triumfon jo vetëm në fushë, “Zikaltërit” mbushin arkat nga sfidat në “Meazza”

schedule20:16 - 2 Mars, 2024

schedule 20:16 - 2 Mars, 2024

Inter po funsksionin si një makineri perfekte në çdo aspekt sportiv këtë sezon. Skuadra është e para në kampionat me 12 pikë më shumë se Juventus ndjekës, teksa ylli i dytë në fanellë është thjesht çështje matematikore. Nga ana tjetër, skuadra është e avantazhuar për të kaluar në çerekfinalen e Champions League pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Atletico Madrid.

Por, të gjitha këto nuk do të ishin të pamundura, apo kaq të bukura pa prezencën e tifozëve. Në ndeshjen e radhës kundër Genoa, në San Siro numri i pjesëmarrësve në këtë sezon do të kalojë shifrën e një milionë spektatorëve teksa në këtë sezon mesatarja për ndeshje ka qenë 72.924.

Më shumë se edhe në vitin e “tripletës” së famshme, në atë periudhë mesatarja ishte 56.195 persona. Përkthyer në para, Inter deri në këtë çast të sezonit ka përfituar 80 milionë euro, një shifër e cila do të ketë vlerën e saj edhe në merkaton e radhës. Tifozët e kanë bërë detyrën e tyre, ashtu si skuadra, të paktën deri më tani. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!