Inter tenton edhe Lukaku

schedule23:59 - 6 Qershor, 2019

schedule 23:59 - 6 Qershor, 2019

Skuadra e Interit ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin Nikola Barela dhe sulmuesin Edin Xheko. Objektiv i zikaltërve është edhe lojtari i Manchester United, Lukaku.

Në shtëpinë zikaltër janë optimist se do të ndërtojnë një skuadër të denjë për të rivalizuar me Juventusin në edicionin e ardhshëm. Inter ka mbyllur marrëveshjen me dy lojtarë të cilët aktivizohen në Serie A. I pari është mesfushori Nicola Barella, i cili ka qenë nën vëzhgimin e skuadrës së Juventusit. Inter ka arritur akordin me skuadrën e Kaljarit për shifrën e 45 mln eurove nga të cilat 30 do të paguhen me këste ndërkohe në diferencën do të përfshihet dy lojtarë të akademisë së klubit zikaltër. Futbollisti pritet të nënshkruajë një kontrate 4 vjeçare me një pagë prej 2.5 mln euro në sezon.

Mësohet se Inter ka gjetur akordin edhe me sulmuesin e Romës Edin Dzeko. Shtatlarti boshnjak duket se e ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Romës ku ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira për disa sezone me radhë.

Ëndrra e madhe e trajnerit të Interit Antonio Konte është sulmuesi i Manchetse United, Romelu Lukaku. Shtatlarti belg nuk është titullar tek skuadra e trajnerit Solskjaer por skuadra angleze kërkon jo me pak se 70 mln euro. Një shifër e vështirë për t’u paguar nga skuadra italiane. Zikaltërit kanë ofruar në shkëmbim Mauro Ikardin, por kjo strategji është refuzuar nga drejtuesit e skuadrës së Manchester United./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!