“GazettadelloSport” ka bërë një analizë të shkurtër rreth dyshes së sulmit të ekipit së Sassuolos, Scamaça dhe Raspadori.
Dy sulmuesit janë vënë në shënjestrën e Inter-it dhe pëlqehen shumë nga Marotta.
Sipas ‘GazzettadelloSport”, CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka bërë me dije se dyshja sulmuese nuk do të jenë në shitje nga çdo ofertë që mund të vijë drejt tyre.
“Në janar do të refuzojmë çdo ofertë që do të vijë për to” , është shprehur CEO Carnevali.
Gjithësesi ” zikaltërit” kanë kohë të bëjnë disa sondazhe për të dy sulmuesit italianë , dhe Marotta po mendon që ofertat e para ti bëjë në qershor./abcnews.al