Nuk ishte bukuria më e rrallë, por gjithsesi ishte një përballje e fortë.
Përfundou në barazim 1-1 derbi I Milanos luajtur në stadiumin “San Siro”, I vlefshëm për Serinë A, një nga ndeshjet më të rëndësishme në Itali.
Milani dhe Interi luajtën një duel të fortë, në prani të rreth 75 000 spektatorëve, dhe që pati mjaft emocione.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga holandezi Reijnders në fundin e pjesës së parë.
Në një 45-minutësh jo aq sulmues dhe tërheqës, skuadra e trajnerit Serzhio Konseisao u duk se po vazhdonte traditën e muajve të fundit, kur kishte fituar dy herë në derbi.
Gjithsesi, pas pushimit, ishte Interi që bëri më shumë dhe pati disa raste.
Skuadra zikaltër goditi tri herë shtyllën, duke mos pasur fat, ndërsa barazimi u arrit në minutën e tretë shtesë.
E njëjta shtyllë, e majta e portës së mbrojtur nga francezi Menja, tek e cila shkuan topat e goditur nga Bisek, Turam dhe Damfris.
Autor I golit ishte sërish një holandez, mbrojtësi De Vraj, I asistuar nga një lojtar që kishte veshur fanelën zikaltër vetëm një ditë para ndeshjes.
“Në frymën e fundit, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – Çfarë e diele! Inter mbërrin Milanin në minutën e 93-të, Napoli ndalet nga Roma në 92’! Thriller për titullin!”
“Inzagi ka një ëngjëll mbrojtës”, – shkruan “Il Korriere delo Sport”, – De Vraj shmang Nokautin! Anhelinjo ndalon Napolin! Gjithçka në minutat e fundit!”
Mesfushori I kombëtares shqiptare, Kristian Asllani, nuk pati asnjë minutë në dispozicion për ekipin e trajnerit Simone Inzagi në këtë derbi.
Interi mban vendin e dytë në Serinë A me 51 pikë, ndërsa Milani është I 8-ti me 35.