Inter shpallet zyrtarisht kampion, “Zikaltërit” ngrenë në “Meazza” trofeun e Serie A

schedule20:16 - 19 Maj, 2024

schedule 20:16 - 19 Maj, 2024

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, sfida e parafundit e elitës së futbollit italian për “Zikaltërit” e Inter, me këta të fundit që arritën të shmangnin humbjen para tifozëve të tyre, ndaj “Shqiponjave” kryeqytetase, të Lazio, vetëm në minutat e fundit.

Golin e miqve në këtë ndeshje e realizoi Kamada në minutën e 32′-të, pas assitit të dhënë nga Rovella, ndërsa kundërpërgjigjja e kampionëve në fuqi të Italisë erdhi vetëm në fundin e takimin, më saktësisht në minutën e 87′-të me Dumfries.

Inter luante thjesht për të respektuar kampionatin dhe kënaqur tifozët, ndërsa skuadra kryeqytetase mori një pikë, që mund të mos ketë asnjë vlerë nëse Roma fiton me Genoa, ndërkaq, në fushë nuk pati asnjë minutë për Kristjan Asllanin, që qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stolin e rezervave, ndërsa nga ana tjetër trajneri Tudor e hodhi në lojë Elseid Hysajn në minutën e 66′-të në vend të Luca Pellegrini. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!