Inter shkarkon zyrtarisht trajnerin Spaleti pas dy vitesh dhe dy kualifikimesh

schedule11:00 - 30 Maj, 2019

schedule 11:00 - 30 Maj, 2019

Luciano Spaleti është shkarkuar zyrtarisht nga posti i trajnerit të Interit, dhe pse kontrata e tij duhej të zgjaste deri ë vitin 2021. Sipas mediave italiane dhe pse prezantimi zyrtar i Antonio Kontes si pasardhës i tij pritet të premten, trajneri i ri ka nisur punën me zikaltërit

Pas dy sezonesh dhe dy kualifikimesh në Champions, ka përfunduar aventura mes skuadrës së Interit dhe trajnerit Luciano Spaleti. Shkarkimi i tij tashmë është zyrtar dhe zikaltërit kanë zgjedhur Konten si pasardhës të tij. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet të premten. Javët e ardhshme Marota do të negociojë me teknikun toskan, për një ndarje të qetë, meqënëse kontrata e Spaletit ishte deri në vitin 2021. Në deklaratën e shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të ekipit të Interit shkruhet se “Klubi falenderonte trajnerin për punën e kryer dhe rrugën e përshkruar së bashku.”

Konte ndërkohë ka nisur punën me zikaltërit, si dëshmohet dhe nga fotografia me stafin e komunikimit.

Të shtunën ai do të jetë me Marotën dhe drejtuesit e ekipit për të ndjekur finalen e Champions League mes Liverpool e Tottenham. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!